Ballina Kryesore Rrihet brutalisht këngëtarja shqiptare, ja si e kanë katandisur (FOTO)

Rrihet brutalisht këngëtarja shqiptare, ja si e kanë katandisur (FOTO)

Këngëtares shqiptare, Baby Gee  i ka ndodhur një incident i pakëndshëm dhe i rëndë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Teksa ajo ndodhej në Dubai, një femër e cila ka qenë e shoqëruar nga tre persona të tjerë e kanë sulmuar këngëtaren, duke e dhunuar keqazi fizikisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes publikimit të një fotografie në Instastory, në mbishkrimin e së cilës ka zbuluar dhe emrin e vajzës që ka qenë protagonistja kryesore e rrahjes së saj.

”Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më dhunoi fizikisht me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storien time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksessshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të perjetojë këtë. Dhe une kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfare duhet të bëja????”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook