Ballina Magazine Skandali/ Harrojeni historinë e Viola Spiros, i dashuri i këngëtares shqiptare akuzohet...

Skandali/ Harrojeni historinë e Viola Spiros, i dashuri i këngëtares shqiptare akuzohet për vrasje

Morena Taraku përflitet shpesh herë për format e saj trupore, por jo vetëm, jeta e saj luksoze e bën këngëtaren të jetë në qendje të vëmendjes.

Ajo tashmë është në një lidhje me Sasha Sobhanin, afaristin miliarder që vjen nga Irani dhe jeton përkohësisht në Turqi.

Në fakt, emri i tij është shumë i përfolur në botën arabe falë stilit të jetesës që bën e skandaleve që e kanë përcjellë ndër vite.

Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Në një intervistë të mëparshme, teksa rrëfen jetën e tij, afërsinë me Chavez i cili ka kontrolluar burimet masive të naftës e pranon edhe vetë Sobhani.

“Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotëri Chavez, ish President i Venezuelës. Sidoqoftë, unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait. Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë. Tash jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait. Çdokush e di që as nuk më jep babai para e as si kam kërkuar ndonjëherë” – ishte shprehur Sobhani në një intervistë vite më parë.

Ai në 2012-tën u akuzua për vrasje, pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook