Ballina Galeri Skandali/ Këngëtarja shqiptare akuzon producentin për ngacmim seksual (Foto)

Skandali/ Këngëtarja shqiptare akuzon producentin për ngacmim seksual (Foto)

Përmes një deklarate në ‘Twitter’, këngëtarja shqiptare ka shokuar ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për artisten me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila ka reaguar pas disa akuzave nga dy artiste të tjera.

Bebe ka rrëfyer se i njëjti producent që kishte ngacmuar seksualisht Kristina Buch dhe Peyton Ackley, kishte tentuar dhe me këngëtaren shqiptare.

Kjo e fundit është shprehur se ishte larguar menjëherë nga studio dhe se ndihej e lumtur që vajzat e kishin bërë publike këtë skandal.

Image

“E lumtur që këto femra folën. Është e frikshme që producentë të të flasin për këto punë. Ai tentoi me mua kur isha në fillimet e mia të karrierës, por unë dola nga studio. Karma është një b*shtër.” – ka shkruar Bebe për producentin Detail.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook