Ballina Magazine Të ftuarit i shkojnë në fejesë, por ndodh e paimagjinueshmja me Kastro...

Të ftuarit i shkojnë në fejesë, por ndodh e paimagjinueshmja me Kastro Zizon dhe partneren e tij

Gjatë ditës së djeshme, mediat rozë u pushtuan nga lajmi se kantautori i njohur shqiptar, Kastro Zizo do të fejohej me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani.

Këngëtari kishte ftuar sot të gjithë miqtë dhe kolegët në drekën e fejesës, në një resort në periferi të Tiranës.

Por duket se ka ndodhur ajo që nuk mund ta mendonte askush. Kur të ftuarit kanë shkuar atje, nuk kanë gjetur as Kastron dhe as partneren e tij.

Ka qenë menaxheri i lokalit që dha lajmin se fejesa është anuluar, duke i shokuar kështu të gjithë të ftuarit.

Ndër të ftuarit, kanë qenë dhe Rovena Stefa me të motrën, Ervin Kurti dhe Gerta Gixhari, të cilët kanë mbetur të habitur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook