Ballina Kryesore U përfol se dy motrat Lori e Sara Hoxha do të martoheshin...

U përfol se dy motrat Lori e Sara Hoxha do të martoheshin këtë verë, ja si qëndron e vërteta

Dy motrat Lori dhe Sara Hoxha, vajzat e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha janë mjaft të përfolura në mediat rozë, kjo dhe pasi të dyja janë të dashuruara me me dy personazhe të njohur për publikun shqiptar.

Së fundmi, shumë portale kanë aluduar se dy motrat do të martohen gjatë verës së 2018, Sara me moderatorin Ledion Liço dhe Lori me fashion blogger-in e njohur Vis Bajraktari.

Por si qëndron e vërteta?
Burime të sigurta konfirmojnë për “DuaLajm” se këtë verë që vjen do të martohet vetëm Sara me Ledionin, dhe jo Lori me Visin siç kanë raportuar portalet e tjera.

Sara me Ledionin do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në verë në një ceremoni madhështore.

Kujtojmë që trashëgimtarja e Top Medias dhe moderatori Liço janë prindër të një djali, i cili ka ardhur në jetë në dhjetor të 2016.

Ndërkohë që detaje të reja për ceremoninë martesore priten që të dalin ditët në vijim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook