Ballina Kryesore “U përfol se nda nga i dashuri”, revoltohet Xhesika Ndoj : Do...

“U përfol se nda nga i dashuri”, revoltohet Xhesika Ndoj : Do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mëria, Zoti ua shtoftë inatin

Xhesika Ndoj konsiderohet si një nga vajzat më të përfolura të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja prej disa kohësh është në një lidhje me një djalë, me të cilin hedh vazhdimisht foto e video.

Por para disa kohësh ajo i fshiu të gjitha fotot me të dashurin milioner duke shtuar dyshimet për ndarjen.

Kjo gjë u përfol gjatë në media mirëpo mesa duket asgjë nuk është e vërtetë pasi  Xhesika ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ka shpërthyer ndaj këtyre lajmeve të pavërteta.

Ajo ka hedhur shkrimin e një gazete që shkruan se Xhesika është ndarë nga i dashuri, duke e përgenjështruar këtë lajm.

“Kjo është për të gjithë ju që ushqeheni me inat, zili dhe dashakeqësi ndaj meje dhe po ashtu me këto gjëra ushqeni dhe mediat me fake news, dua t’ju bëj me dije se për fatin e keq tuajin dhe për fatin tonë të mir “NE” jemi bashkë do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mërzia që ju ka pushtuar shpirtin dhe prap “NE” do vazhdojmë serisht bashkë…zoti ua shtoftë inati”, shkruan Xhesika.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook