Ballina Magazine U rrah për një kompliment, moderatori shqiptar publikon foton me syrin e...

U rrah për një kompliment, moderatori shqiptar publikon foton me syrin e nxirë

Adi Krasta, ka postuar në Instagram një foto të hershme, ku shihet me shenjën e nxirë poshtë syrit të djathtë. 

Në fakt kjo foto është dëshmi e një historie rrahjeje që bëri shumë bujë në vitet ’90-të.

Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”. Motivet e rrahjes sipas medias së asaj kohe, ishin pasi Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, që siç u tha, ishte e lidhur me një tip të fortë.

Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tronditi atëherë opinionin publik. Në disa shkrime që gjenden në Google u tha se qeveria mori në mbrojtje për disa kohë Krastën, duke i lënë pas pas vetes dhe një truproje të Gardës së Republikës.

Në lidhje me këtë kujtim aspak të mirë nga karriera e tij, kanë komentuar dhe miqtë e ndjekësit në Instagram, duke e përshkruar foton me fjalët: “Ishte koha kur të vinin burrat pas për një kompliment në tv”. ma.me

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook