Ballina Galeri U tha se janë ndarë, Luana dhe Krenari ia kyçin “gojën” të...

U tha se janë ndarë, Luana dhe Krenari ia kyçin “gojën” të gjithëve: Bashkë me pushime në Zvicër

Në mediat rozë, gjatë ditës së sotme, u përhap me shpejtësi një lajm se moderatorja dhe këngëtarja seksi shqiptare, Luana Vjollca dhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, janë ndarë pas një krisjeje në marrëdhënien e tyre, dhe dasma e tyre e shumëpritur, nuk do të mbahet.

Këto thashetheme bazoheshin dhe në faktin se Luana dhe Krenari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Por mesa duket e vërteta qëndron ndryshe, pasi Luana dhe Krenari jo vetëm që vazhdojnë lidhjen, por dhe po shijojnë pushimet së bashku në St. Moritz të Zvicrës.

“Luana dhe Krenari janë mirë dhe janë duke pushuar në st. Moritz. Ata kanë një lidhje të shëndoshë dhe se për momentin janë të lumtur”, ka thënë një person i afërt i të dyve, i cili nuk dëshiron që t’i bëhet publik emri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook