Ballina Magazine VIDEO/ E quajti pulë, këngëtari shqiptar krahason Encën me fituesen e Eurovizion

VIDEO/ E quajti pulë, këngëtari shqiptar krahason Encën me fituesen e Eurovizion

Të gjithë e mbani mend Lorenc Hasrama, një nga konkurentët më të fortë në ‘The Voice of Albania’, i cili zuri vendin e dytë në kompeticion.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake up’, ndërsa ishte duke folur me moderatorët për ‘The Voice’ dhe fenomenin ‘pulë’, ra fjala dhe tek fituesja e Eurovizion Netta Barzilai, të cilën Lorenci e krahasoi me Encën.

“Jo në Shqipëri nuk është se nuk ka dal njëra si puna e asaj, se është një që e kemi. E kam për Encën”, tregoi Lorenci duke qeshur.

Ndërsa  nga ana tjetër dëgjohet Isli duke i thënë:’ Asaj i marrsh të keqe ti’ dhe Lorenci ja kthen batutën: “Jo  nuk ja marr se ka shumë të këqija ajo”.

Lorenc Hasrama në " Wake Up"

Çfarë ka dashur të thotë Lorenc Hasrama për "fenomenin" Enca?🤔🤔

Posted by Wake Up në Top Channel on 30.05.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook