Ballina Showbiz VIDEO/ Noizy dhe Ledri Vula sjellin këngën e shumëpritur të tyre me...

VIDEO/ Noizy dhe Ledri Vula sjellin këngën e shumëpritur të tyre me klipin e realizuar në New York

Më në fund, dy reperët më të dashur të publikut shqiptar, Noizy dhe Ledri Vula kanë publikuar këngën e tyre, e cila ka një kohë të gjatë që mezi pritej nga fansat.

Videoklipi i këngës është xhiruar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kënga titullohet “Dje & Sot”.

Të dy reperët e kanë lajmëruar gjatë ditës së djeshme për projektin mes tyre, ku Noizy ashtu si Ledri, kanë postuar në profilet e tyre në Instagram, një status ku shkruanin “Nesër”.

Edhe pse kohë më parë kanë qenë armiq, kur Ledri ishte pjesë e Babastars, tashmë duket se dy reperët janë miq të ngushtë.

Kënga ka marrë mbi 120 mijë klikime, kur ka vetëm 1 orë e pak që është publikuar në YouTube kanalin e Noizyt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook