Ballina Showbiz VIDEO/ Po thyen rrjetin, ky është hiti që po sfidon “Despacito-n”

VIDEO/ Po thyen rrjetin, ky është hiti që po sfidon “Despacito-n”

Prej 3 ditësh është publikuar kënga më e re, një bashkëpunim mes DJ Snake, Ozuna, Cardi B dhe Selena Gomez, që me sa duket po kthehet në hitin e momentit.

Edhe pse deri më tani ‘Despacito’ ishte e pakonkurueshme me miliarda klikime në YouTube, ky bashkëpunim duket se do ta konkurrojë denjësisht, pasi në vetëm 3 ditë ka arritur të marrë mbi 32 milionë klikime.

Kënga që po thyen rrjetin tashmë është “Taki Taki”.

Në klip shfaqet një botë post-apokaliptike, teksa tregon të katër artistët që këndojnë mes të mbijetuarve nga fundi i botës. Ndërsa atmosferën e ndryshon plotësisht Selena Gomez që në fund shfaqet në një mjedis të gjelbër.

Për më shumë shihni videoklipin më poshtë: