Ballina Kryesore VIDEO/ Rita Ora merr propozimin live për martesë në 10 vjetorin e...

VIDEO/ Rita Ora merr propozimin live për martesë në 10 vjetorin e Pavarësisë, ja si përgjigjet këngëtarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u bë pjesë e festës së madhe të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, për të cilin do të dhurojë dhe një koncert në Prishtinë.

Këngëtarja bukuroshe mbajti një konferencë me gazetarët, ku një prej tyre i bëri një propozim për martesë.

Sigurisht që Rita nuk e la pa përgjigje gazetarin e RTD, Fisnik Zymi, duke u shprehur me humor se do ta mendojë.

“Nuk e di, po mendoj vetëm pak, ndoshta mund ta kemi një takim përpara. Po bëj shaka”, u shpreh këngëtarja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook