Ballina Showbiz Xhensila zgjedh këpucët e Hirushes për dasmë, ja çmimi i tyre marramendës...

Xhensila zgjedh këpucët e Hirushes për dasmë, ja çmimi i tyre marramendës (FOTO)

Dasma e aktorit të mirënjohur të humorit shqiptar Bes Kallaku dhe këngëtares zë-ëmbël Xhensila Myrtezaj është shumë pranë.

Çifti nuk ka dashur të tregojë datën se kur do të bëhet por ka zbuluar se do të bëhet këtë verë.

 

Përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe kjo shihet nga postimet e Xhensilës e cila disa ditë më parë po zgjidhte fustanin e nusërisë.

Ndërsa sot këngëtarja ka zgjedhur këpucët. Nga një video e postuar në Instastory shihet se Xhensila ka zgjedhur këpucët e Hirushes.

Këto këpucë me kristale dizenjuar nga Jimmy Choo kushtojnë 3,495 euro.