Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në SHBA ndoshta dhe në gjithë botën është shpallur fjator nga një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut i cili është i akuzuar për mashtrimin me letra me vlerë.

VOA lajmëron se 34 vjeçari mund të përfundoj deri në 20 vite burg por me shumë mundësi ai do dënohet më pak si pasojë e disa rregulloreve të reja

 

Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.
Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011.

Pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij “një gjueti shtrigash me përmasa epike”.
Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.