Policia italiane ka arrestuar një familje shqiptare pas bastisjes së apartamentit të tyre, i cili përdorej si bazë shpërndarje e kokainës.

Pas opercaionit blic të zhvilluar nga karabinierët italianë, 3 pjesëtarët e një familjeje me origjinë shqiptare kanë përfunuduar në pranga.

Hetuesit e Komisariatit të Velletrit dhe Cisterna di Latina kanë arrestuar dy burra, 41 dhe 19 vjeç si dhe një grua 37-vjeçare që nga apartamenti i tyre në zonën e Giulianello, furnizonin të rinjtë, përdorues droge jo vetëm të qytezës por edhe të zonave përreth.

Policët pas disa ditëve ndjekje kanë kontrolluar banesën e familjes shqiptare ku u gjetën 50 gram kokainë, e ndarë në doza, material për paketimin, substancë përzierjeje, celularë enkas për shpërndarjen si dhe 350 euro cash.

Tre shqiptarët, të afërm mes tyre, burrë dhe grua si dhe nipi i tyre kanë përfunduar pas hekurave në pritje të procesit gjyqësor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook