Në studion e emisionit Opinion me gazetarin Blendi Fefziu i ftuar ka qenë dhe analisti Mustafa Nano i cili ka sulmuar ashpër kryeministrin , duke e quajtur atë si të lodhur , të demotivuar, madje shton se i vjen turp që Shqipëria ka një kryeministër të tillë. 

Nano u shpreh në Opinion se Edi Rama është një kryeministër memesh që ka qejf mesazhet. Madje herën e fundit që ai e kishte parë në ekran tek Fevziu,i ishte dukur i droguar dhe në gjendje të rëndë.    

“Unë këtë protestë e kam parë si një protestë kundër qeverisë deri tani me çfarë është shprehur. Është kundër Ramës. Unë kam parë një kryeministër..mua kurrë nuk më ka bindur Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë se ai nuk është për atë punë. Edi Rama është një njeri i lodhur, i demotivuar, nuk ka asnjë motivim, nuk e di pse rri akoma, e shoh që vjen vërdallë, takon studentët, janë takime pa asnjë lloj kuptimi, është thjeshtë një shoë. Rama është një kryeministër memesh, ka qejf mesazhet, komunikon me atë vajzën, dhe e shoh të demotivuar. E pashë herën e fundit në studion tënde, më ka ardhur turp që ishte kryeministri im. Zihej me të gjithë, ngrinte zëri, Lëvizte keq, kishte gjestikulacion të rënduar, Më dukej si i droguar, kishte probleme të rënda…”, u shpreh Nano.

LEXO EDHE:  Berisha: Reformë në Drejtësi? Ambasadorët janë palë me Ramën!