Ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në Orikum pasi një automjeti i ishte vendosur tritol.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mjeti i përkiste shtetasit Vezir Bello i cili punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.