Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e pestë të një pallati në Bulqizë.

Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është shmangur një tragjedi e vërtetë.

Në momentin e shpërthimit, në banesën e familjes Veshi kanë qenë të pranishëm 3 pjesëtarët të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

3 pjesëtarë të familjes Veshi në banesë kanë dalë pa marrë lëndime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook