Të paktë 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit në Malin e Zi.

Nga njoftimi zyrtar i Institutit të Shënsetit Publik, raportohet gjithashtu për një fëmijë 2 vjeç i cili ka mbetur viktimë e epidemisë së rënë.

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, që është dy herë më shumë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”, thuhet në deklaratë.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, rreth 60 për qind, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta