Shpërthimit të epidemisë së fruthit në Berat, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as mjekët.

Mësohet se dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtruar në spital pasi janë prekur nga fruthi, teksa i kane shërbyer një djali 24-vjeçar të prekur nga virusi.

Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho e cila ka konfirmuar 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.

Burime nga spitali i Beratit bëjnë me dije se dy infermieret tashmë janë izoluar, po mbahen nën vëzhgim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook