Një makinë e tipit “Jaguar” është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit, në afërsi të stacionit të trenit.

“DuaLajm.com” mëson se makina e përfshirë nga zjarri i përket shtetasit Skerdi Bello, 26-vjeç, kandidati për deputet i LSI në këtë qark, i cili renditej i 11-ti në listën e kësaj force politike, në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Fatmirësisht nga zjarri në makinën me targë AA 018 RA nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.