Në zonën e Ali Demit, një mjet tip Benz A Class është shkrumbuar nga flakët dhe djegur tërësisht.

Makina mendohet se ka pësuar një defekt teknik, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.