Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi në një bazë ushtarake në rajonin Arkhangelsk në Rusi.

Pamjet tregojnë njerëzit të cilët vrapojnë për t’iu shmangur zjarrit. Mediat ruse raportojnë se fatmirësisht nuk pati as rrezatim apo lëshim në ajër të ndonjë materiali të dëmshëm.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë nëpërmjet një deklarate u shpreh se dy viktimat ishin specialistë civilë, ndërsa 6 personat i përkisnin personelit ushtarak.

Shpërthimi ndodhi gjatë momentit kur po testohej një motor rakete. Gjashtë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani janë evakuar 9500 persona. Ndërkaq edhe më herët në këtë zonë ka ndodhur shpërthime të tilla pasi aty testohen një numër i madh raketash kryesisht për nëndetëset bërthamore ruse./klan