Të paktën 15 persona u plagosën mbrëmjen e djeshme, ku dy të dyshuar hynë në një restorant të Torontos dhe shpërthyen një bombë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10.32 të orës lokale në një restorant në Mississauga, Ontario.

Autoritetet thanë se dy të dyshuar “të maskuar” hynë në restorantin indian dhe shpërthyen bombën përpara se të iknin nga vendi i ngjarjes.

Policia është ende në kërkim për të dyshuarit. Policia po kërkon ndihmën e dëshimtarëve për identifikimin dhe gjetjen e të dyshuarve.

Mësohet se nuk ka pasur viktima të raportuar dhe motivi pse dy të dyshuarit shpërthyen bombën mbetet i paqartë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1550″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook