Një minator ka humbur tragjikisht jetën në minierën e Klosit pas shpërthimit të lëndëve eksplozive.

Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi P.M, 57 vjeç.

Për rastin janë arrestuar tre persona, dy zjarrmëtar dhe tekniku i minierës.

Në pranga përfunduan: Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca,  36 vjeç, banues në Burrel (me detyrë zjarrmëtar), si dhe Ilmi Xhiherri , 49  vjeç,   banues  në Klos (me detyrë zjarrmëtar).

“Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi  me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4,  të subjektit Minerar “DEMA – PATIN”sh p k , në Klos ,  gjatë punës në  galeri  është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punëtori P.M, 57 vjeç”, sqaron Policia e Klosit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook