Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Kamzën pak pas mesnate.

Lënda plasëse i është vendosur lokalit në pronësi të 23-vjeçarit me iniciale F.D. 

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërsa zhurma e fuqishme është ndjerë në gjithë lagjen. 

Ende nuk ka të dhëna mbi motivët, apo autorët e shpërthimit me eksploziv, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook