Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se nga shpërthimi që ka ndodhur në një furrë buke disa persona kanë mbetur të plagosur, numri i tyre ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Nuk dihet ende shkaku i këtij shpërthimi, po ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën përrreth.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku.

Si pasojë e flakëve të shumta ka pasur dëmtim dhe të disa makinave që kanë qenë të parkuara në rrugën kryesore.