Ka shkuar në 27 të vdekur dhe 77 të plagosur bilanci i atentatit të ndodhur sot përpara një katedraleje në ishullin Jolo, në jug të Filipineve, gjatë Meshës së të dielës ka bërë me dije policia, në një komunikatë për shtyp.

Dyshohet se ishin dy pajisje eksplozive që shpërthyen në intervale në katedralen katolike Jolo në rajonin e Mindanaos shkaktuan një tragjedi të tillë.

Viktimat janë 20 civilë dhe 7 ushtarë, dhe të plagosur 14 ushtarë, 2 policë dhe 61 civilë. Atentati vjen një javë pas referendumit që sanksionoi krijimin e një province autonome me shumicë myslimane në jug të vendit.

Pajisja e parë ishte vendosur në brendësi të katedrales dhe e dyta kishte në shënjestër ushtarët e afërt që nxituan për të ndihmuar viktimat e shpërthimit të parë, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Brigës i Forcave të Armatosura të Filipineve,  gjenerali Edgard Arevalo.

Në një deklaratë, sekretari i mbrojtjes Delfin N. Lorenzana dënoi bombardimet, ndërkohë iu bëri thirrje njerëzve të “qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përhapjen e panikut në komunitetet e tyre përkatëse për të mohuar çdo fitore të terrorizmit”.

Rajoni i Mindanaos ka pati përplasje të vazhdueshme dhe disa herë edhe të dhunshme midis myslimanëve dhe të krishterëve për dekada të tëra.

Mendohet se autorët e këtij akti kriminale dhe terrorist  janë disa grupeve kryengritëse islamike, përfshirë Abu Sayyaf, i cili është fajësuar për një numër sulmesh ndaj civilëve dhe trupave qeveritare të Filipineve, si dhe rrëmbimin e disa shtetasve të huaj. Deri më 31 dhjetor, dy persona u vranë në një shpërthim jashtë një qendre tregtare të zënë në Cotabato City.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Lezhë, pronarit i hedhin në erë magazinën. Policia jep detajet

Në korrik, të paktën 10 persona u vranë kur militantët e lidhur me Abu Sayyaf goditën një pikë kontrolli ushtarak me një bombë. Abu Sayyaf – së bashku me grupin Maute, një tjetër organizatë terroriste me bazë në Mindanao – ishte përgjegjës për pushtimin e Marawit, qytetit më të madh me shumicë muslimane të vendit, në vitin 2017.

Militantët e ISIS-it e rrethuan  Maruain për pesë muaj dhe dhuna detyroi më shumë se 350,000 banorë të largoheshin nga qyteti dhe zonat përreth, pasi shtëpitë e tyre u reduktuan në rrënoja nga sulmet ajrore dhe zjarri militant.

Në 150 ditët e operacionit të ushtrisë së Filipineve për të larguar militantët, më shumë se 800 militantë dhe 162 anëtarë të forcave të sigurisë së qeverisë u vranë, raporton CNN.