Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një makinë.

Mësohet se mjeti me targa AA44100 është në pronësi të mjekut Dervish Hasi, kardiokirurg në një spital privat në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet.

Nga shpërthimi u dëmtua në pjesën e pasme e makinës, të cilën mjeku e kishte parkuar në lagjen e tij. Nga të dhënat e para të grupit hetimor, thuhet se sasia e eksplozivit ishte shumë e vogël, ndërkohë që ka dyshime se autorët kanë dashur që të paralajmërojnë mjekun. Po ashtu thuhet se lënda plasëse ishte vendosur ne gomën e pasme të mjetit.

Policia e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të profesionit, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.