Universiteti i Lionit është tronditur nga disa shpërthime, që dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani thuhet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Nga pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes shihen zjarri i madh dhe shtëllunga të mëdha tymi. Po ashtu bëhet e ditur se zjarri filloi në tarracën e ndërtesës ë kampusit universitar, gjatë kohës që kryheshin disa punime në çati.