Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e sotëm Lajmi u konfirmua nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Siç raportohet dhe nga mediat vendase të cilat citojnë burime nga policia, një pallat është në flakë dhe deri tani është raportuar për 4 persona të vdekur dhe 32 të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë.