Ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Policia e Komisariatit  Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin me iniciale A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në orën 21:00 në rrugën “Mihal Popa”, ka vendosur lëndë shpërthyese në banesën e shtetasit që rezulton në pronësi të shtetasit nga Gjirokastra, Vasillaq Stavri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.