Edhe pse paraprakisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), e hedh poshtë këtë version.

Ekspertët të cilët janë futur brenda në ambjentet e lokalit kanë konstatuar se “bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur”.

“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Zyrtarisht 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, 2 prej tyre janë babë dhe bir.

Gjithashtu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit.