Plakja e lëkurës natyrisht që është e pashmangshme, por me disa metoda të thjeshta ju mund ta ruani atë dhe të qëndroni më gjatë me lëkurë të rinuar.

Ka disa veprime që përshpejtojnë plakjen, ashtu si disa të tjera që e vonojnë.

Zgjidhni ju se cilin stil jetese përqafoni, atë që rinovon qelizat tuaj, rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton metabolizmin, apo atë që nxit të gjitha veprimet e kundërta të proceve të lartpërmendura.

Ja këto 4 metoda që ia vlen t’i merrni parasysh:

Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut

Ky veprim nuk do e plakë lëkurën tuaj brenda natës, por nëse ky është pozicioni juaj i preferuar duhet ta ndërroni pasi fjetja në këtë mënyrë rrit mundësinë e krijimit të rrudhave dhe pakëson prodhimin e kolagjenit.

Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni

Të gjithave na ndodh të shtrihemi me tualet pas një darke, por problemi është nëse e ktheni në zakon. Larja e fytyrës suaj para gjumit është thelbësore për largimin e papastërtisë, djersës etj. Bllokimi i poreve nga këto të fundit ndikon në cilësinë e lëkurës. Një herë në javë rekomandohet gjithashtu një skrab i lehtë në mënyrë që të eleminoni lëkura e vdekura.

Përdorimi i shumë kozmetikës

Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull: “Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj.

LEXO EDHE:  Ja çfarë të mirash i ofron shega organizmit tonë

Nuk pini ujë mjaftueshëm

Uji është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe strukturave nën lëkurë. Kur jeni dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook