Lily, një vajzë 7 vjeçe nga Britania është shtruar në spital pasi vathët iu ngulën nën lëkurë. Çdo gjë ndodhi vetëm disa javë pasi i kishte shpuar.

Nëna e saj, Suzie Nisbet tha se specialistët e siguruan vogëlushes se mund të ndërronte vathët pas 3 javësh pasi do kuroheshin plotësisht.

Gjatë kësaj periudhe, Lily kishte përdorur edhe një solucion tre herë në ditë për të shmangur infeksionin.

Por menjeherë pas ndryshimit të vathëve, vajza pati dhimbje të mëdha. Ajo kaloi katër orë në spital derisa dy infermiere arritën të hiqnin aksesorët nga lëkura e saj.