TIRANË

Ndërsa maxhoranca kërkon shkarkimin, Presidenti i Republikës Ilir Meta risjell edhe njëherë momentin e betimit si President i Republikës. Me dorë në Kushtetutë, Meta e cilëson çastin e fiksuar në objektiv si foton e jetës.

“Photo of my life! Shqipëria e para!”, shkruan Presidenti Meta

Dje Kuvendi miratoi me 101 vota pro ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit pas përplasjeve që krijoi Meta me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.