Situata tejet e rënduar politike në vendin tonë është pasqyruar kudo edhe në mediat ndërkombëtare.

Çështje të tilla si protesta e opozitës, vendimi i saj për djegien e mandateve, blerja e votave apo edhe boja e hedhur nga Edi Paloka në fytyrën e kryeministrit kanë bërë që televizioni rus “Russia Today” ta titullojë reportazhin e saj “Shqipëria në flakë”

Sipas televizionit rus akuzat me të cilat përballen autoritetet shqiptare nuk janë shaka.

Gazetari që raporton lajmin shprehet e shumë njerëz në Shqipëri janë të sigurtë se qeveria punon krah për krah me bosat e drogës. Ai përmend faktin që disa deputetë të parlamentit shqiptar kanë përdorur influencën e bandave për të blerë vota.

Në ditën e protestës të organizuar nga opozita gazetari rus ka ndjekur protestën dhe ka shkëputr një pjesë të prononcimit të Lulzim Bashës i cili deklaron:

“Parlamenti nuk është produkt i votave të popullit, por sikurse është bërë e ditur edhe nga përgjimet e dala nga dosja e prokurorisë të publikuara nga një media ndërkombëtare krimi i organizuar bashkëpunon hapur me qeverinë aktuale.”.