Revista turistike gjermane, GEO, ka cilësuar Shqipërinë si një nga 10 destinacionet turistike më të veçanta, të cilat duhen eksploruar gjatë 2018-ës.

”Ballkani është pushtuar gjithnjë e më shumë nga turistë që janë në kërkim të plazheve të paeksploruara”, shkruan GEO.de.

Mesa duket, revista gjermane e ka kthyer fokusin e saj drejt një diamanti të vërtetë, siç është Shqipëria.

Riviera shqiptare, është konsideruar nga kjo revistë si një Hirushe në mesin e motrave të famshme, duke folur gjatë për atë ç’ka e bën të veçantë këtë vend.

“Megjithëse nuk do të mund të gjeni ndonjë kompleks të madh hotelesh apo strukturë të mirëfilltë turistike, bregdeti i paprekur ka aftësinë të zgjojë shpirtin e zbulimit tek të gjithë ata që preferojnë vërtetësinë, në vend të komoditetit, shkruan ATSH.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1096″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook