Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja zyrtarisht e protestës  masive të Opozitës, ndërkohë rrugët e Krywqytetit janë tejmbushur me mijëra qytetarë protestuesish, teksa një numër i konsiderueshëm autobusësh janë ende në pritje për të hyrë në Tiranë duke transportuar protëstues nga qyete të tjera të vendit.

Ndërkohë mësohet se policia, FSHN dhe RENEA janë vendosur në ambientet e brendshme të kryeministrisë, me qëllimin për të parandaluar ndonjë situatë të tensionuar nga protestuesit.

Pritet që të jenë 1300 efektivë policie në terren, ku 900 do të vendosen para Kryeministrisë.

Bëhet me dije se policët janë gjithashtu të pajisur edhe me maska kundërgaz, në rast të hedhjes së bombave molotov apo sendeve të tjera piroteknike.

Sakaq mësohet se në gatishmëri do të jenë ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës për çdo incident të mundshëm.