Duket se disa nga qytetet më kryesore në vend po i paraprijnë protestës masive që pritet të mbahet më 16 Shkurt e organizuar nga Partia Demokratike.

Ditën e sotme elbasanllinjtë dhe qyetatrët e Beratit janë ngritur në protestë, duke bllokuar rrugët, në shenjë revolte kundër taksave të larta, por jo vetëm.

Të shumtë në numër, qytetarët e Beratit i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe protestojnë në rrugët e qytetit dhe para preferkturës së Beratit. Me pankarta nëpër duar dhe me thirrje kundër qeverisë beratasit kanë drejtuar gishtin ndaj qeverisë duke e fajësuar atë për situatën e vështirë ekonomike, dhe sociale që ka përfshirë të gjithë vendin.

Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë’, kanë qenë një nga thirrjet e qytetarëve të Beratit.

Ndërkohë që edhe qytetarët e Elbasanit janë mbledhur duke bllokuar rrugën kryesore në Papër.  Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kanë kërkuar punë dhe dinjitet, pasi sipas tyre papunësia po i mbyt në varfëri shumicën e familjeve atje.

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, u shpreh një qytetar protestues për kamerat e mediave prezente në protestë.

LEXO EDHE:  Protestuesit thyejnë xhamat e kryeministrisë, garda hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve (Foto)

Ndërsa, qytetarëve nuk i ka munguar mbështetja e Partisë demokratike në kauzën e tyre, pasi pranë tyre kanë qenë prezente edhe anëtarë të PD-së si: Edmond Spaho, Endri Hasa si dhe deputeti Luçiano Boçi.