Vijojnë dëbimet e shqiptarëve azilkërkues nga vendet e Europës në kuadër të përballimit të numrit në rritje të aplikimeve për azil.

Së fundmi, ditën e sotme pritet që të vijnë nga Lyoni drejt Tiranës rreth 54 azilkërkues nga Shqipëria, pasi janë dëbuar nga autoritetet franceze.

Tek shtetasit e dëbuar 20 prej tyre janë minorenë. Transportimi i tyre do të bëhet nëpërmjet një aeroplani special.

Me motivacionin se Shqipëria nuk është në luftë, por një vend i sigurtë i origjinës, autoritetet franceze theksojnë se shqiptarët zënë venndet e para për kërkesa për azil.

“Shqipëria nuk është në luftë. Si kandidat për Bashkimin Evropian, ajo konsiderohet si një “vend i sigurt i origjinës”. Por pavarësisht se si Shqipëria dhe Kosova konsiderohen vende të sigurta për BE-në, ato zënë vendet e para për kërkesat për azil”, thuhet në njoftimin e autoriteteve franceze.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook