Shqipëria dorëzoi më 26 qershor 2019 instrumentet për aderim në Aktin e Gjenevës pjesë e Marrëveshjes së Lisbonës për Përcaktimin e Origjinës dhe Gjeografisë për produktet ushqimore.

Instrumenti i aderimit i dorëzuar nga ambasadorja Ravesa Lleshi, përfaqësuese e përkohshme e Shqipërisë në OKB në Gjenevë bashkë me drejtorin e përgjithshëm të WIPO (Organizata Botërore për Pronën Intelektuale), Francis Gurry.

Akti i Gjenevës i mundëson prodhuesve të produkteve cilësore që lidhen me origjinën, me një akses më të shpejtë dhe të lirë në mbrojtjen ndërkombëtare të origjinës dalluese të produkteve të tyre.

Ndërsa Sistemi i Lisbonës, jep mbrojtje për emërtimet që identifikojnë origjinën gjeografike të produkteve si kafeja, çaji, drutat, vera, qeramika, qelqi dhe veshjet.