Prestigjozja amerikane “Travel + Leisure” e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin më të lartë në mbarë botën, duke sugjeruar që ajo të jetë destinacioni numër një për t’u konsideruar për pushimet e ardhshme, revista e vendos Shqipërinë në vendin e 15 destinacioneve më të mira në mbarë botën duke lën pas vende me traditë në këtë fushë siç janë  Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika.

Rënditja bazohet në progresin e bërë të “Tourism Competitiveness”  nga  Forumi Ekonomik Botëror për këtë vit ku vendi ynë vijon të ngjitet në pozicione dhe tashmë është një nga 15 destinacionet që kanë shënuar përparimin më të madh në dy vitet e fundit.

 

Më parë, Shqipëria u vlerësua si nga 17 destinacionet më të mëdha botërore që duhet vizituar gjatë vitit 2017 nga “CNN”, duke e futur Shqipërinë me emra të mëdha, si Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.