Ka nisur me humbje aventura e Shqipërisë në grupin E eliminator të vlefshëm për Europianin e Femrave. Lojtaret e drejtuara nga Vioresin Sinani janë mposhtur me rezultatin 3-0 nga Finlanda, e cila e ka siguruar suksesin që në pjesën e parë, duke administruar më pas avantazhin e çmuar.

Sfida në “Elbasan Arena” nis me vonesë për shkak të furtunës që pushtoi qytetin, ndërsa vajzat tona nuk kanë arritur të përballojë rrebeshin e golave të skuadrës nordike. Finlanda kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Salstrom, ndërsa në të 27-ën Kolanen dyfishon avantazhin. 11 minuta më pas është sërish Salstrom që vulos rezultatin 3-0 me golin e saj të dytë në këtë sfidë.

Veç Finlandës, në grupin E Shqipëria do të ndeshet edhe me Skocinë, Portugalinë dhe Qipron.

Shqipëria: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari (92’Hila), Maliqi, Elezaj, Maksuti, Krasniqi, Doçi, Franja, Gjini (88’Curraj), Morina
Trajner: Vioresin Sinani

Finlanda: Korpela, Hirinen, Vesterlund, Kuika, Engman (86’Kempi), Sumanen, Niman (60’Kolin), Koivisto, Oling, Kolanen (71’Fransi), Salstrom
Trajnere: Ana Signeul