“Lajm i gëzueshëm”, shkruhet në faqen zyrtarë në “Facebook” të kreut të shtetit, Ilir Meta. 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e marrë nga parlamenti i Maqedonisë, që ka miratuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, shprehet Presidenti Meta.

Image

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook