Policia e Hanoverit ka arrestuar një 24-vjeçar nga Shqipëria pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase gjermane.

“24-vjeçari me origjinë shqiptare sipas hetimeve thuhet se është futur në apartamentin e saj dhe e ka tërhequr atë në shkallët e bodrumit të një shtëpie për të kryer kështu aktin e turpshëm.

Atje ai keqtrajtoi viktimën, e cili ka mundur t’i shpëtojë fillimisht, por që më pas është ndjekur nga shqiptar i cili e ka përdhunuar në një kamp të një shkolle afër. Dëshmitarët që kanë vënë re sulmin, kanë njoftuar policinë“, shkruan INA.

Efektivët e policisë kanë arrestuar të dyshuarin 24-vjeçar në oborrin e shkollës. Tashmë policia është duke kërkuar dëshmitarë të cilët kanë parë gjithë skenën për të dëshmuar kundër shqiptarit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook