Një 31-vjeçare shqiptare, e cila jeton në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që prej datës 17 Dhjetor të këtij viti. Alarmi është nga mediat greke ditën e premte, ndërsa derimë tani nuk bëhet i ditur asnjë detaj.

Mediat greke raportojnë se 31 vjeçarja quhej Aurora Mici,bëhet e ditur se ajo ka humbur gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar. Gruaja kishte veshur xhaketë të zezë,xhinse,atlete të bardha dhe kishte një  çantë të zezë.