Hiti botëror “Despacito” ka thyer çdo rekord global pasi ka marrë mbi 4.6 miliardë klikime në të gjitha shërbimet streaming duke u bërë kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave vetëm 6 muaj pas daljes së saj në tregun muzikor.

Edhe pse kjo këngë është pëlqyer nga të gjithë, në Malajzi duket se është e kundërta, pasi në këtë shtet është ndaluar transmetimi i superhitit botëror.

Shkak për këtë gjë është bërë teksti i këngës i cili është konsideruar “i turpshëm” në Malajzi.

Vendimin e mori ministri  i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut dhe ky vendim është vetëm për Radio-televizionin shtetëror.

“Kënga Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme,” – tha ministri Salleh Said Keruak duke shtuar se ka përmbajtje seksuale dhe kjo gjë nuk është e përshtatshme për fëmijët e vegjël.