Seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shtyrë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti pak më parë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku pritej të zhvillohej seanca paraprake dhe të merrej një vendim për dosjen.

Së bashku me Tahirin, pjesë e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata do të marrë në shqyrtim dosjen dhe do të dalë me një vendim. Për të shqyrtuar dosjen u zgjodh si gjyqtare Miliana Muça.

Avokati i Tahirit ka deklaruar se do të kërkojë pushim të hetimeve, duke pretenduar se klienti i tij, ish-ministri i Brendshëm është i pafajshëm. Ai po ashtu pretendon, se Prokuroria nuk ka prova shtesë, apo ndonjë “as nën mëngë” kundër klientit të tij.