Policia ka arrestuar një 28-vjeçar nga Mirdita pasi para dy ditësh ka tentuar të vrasë gruan me të cilën bashkëjetonte.

I riu nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë atë, duke e goditur me mjetin e tij.

42-vjeçarja me iniciale Gj.N, nga Puka ishte duke lëvizur me mjetin tip ‘Renault’ dhe pas goditjes ka mbetur e plagosur.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsai riu nga Mirdita do të do të përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentative.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook